Dogjani: Tjetër avion droge në Durrës Policia: Fluturoi mbi Lalëz, nuk u ul

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka denoncuar uljen e një tjetër avioni në Durrës. Sipas deputetit të PD, avioni ka qenë i ngarkuar me drogë.

Në denoncimin e tij, Dogjani i është referuar disa fotove të postuara në rrjetet sociale ku duket një avion teksa fluturon ulët mbi periferinë e Durrësit.

Por në një reagim të policisë së Durrësit, mohohet që avioni të ketë bërë ulje. Sipas policisë, sot pasdite një avion sportiv i një shoqërie shqiptare ka kryer një fluturim në itinerarin Rinas-Gjir i Lalëzit -Rinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Avioni ka fluturuar konform rregullores së Aviacionit Civil me lejen e autoriteteve të Rinasit. Avioni nuk është ulur, por ka fluturuar mbi Gjirin e Lalëzit dhe është kthyer në vendin e nisjes, aeroportin “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blutë e qytetit bregdetar konfirmojnë fluturimin e këtij avioni dhe thonë se e kanë ndjekur përgjatë gjithë itinerarit të tij, por nuk është ulur në asnjë zonë që mund të kishte pistë të modifikuar.

“Ishim në gatishmëri që avioni të mos ulej”, deklaron Policia e Durrësit.

Deputeti demokrat Dogjani tha në Parlament se një avion me drogë po fluturonte mbi Gjirin e Lalzit në Durrës.

Avioni ne fluturim u denoncua nga portali “Jeta Osh Qejf”, i cili njoftoi se ai po fluturonte ne qiellin e Gjirit te Lalzit.

avioni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?