Dokle, ironi për reformën në drejtësi: “A hyhet dhe jo a dilet”!

Deputeti socialist Namik Dokle, ironizon situatën për reformën në drejtësi. Ka zgjedhur një fabul domethënëse duke e postuar në facebook. Mesazhi i fabulës është për dikë që i ka hyrë lumit dhe nuk dihet në do të dalë. Ja ç’tregon Dokle për në Vaun e Drinit:

“Për t’i rënë shkurt, nje djale i ri, shkoi te Vau i Drinit. Një plak po dridhte cigaren në breg të lumit.

– A hyhet në Drin, o mixhë?- pyeti djali.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Po,- i tha plaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

U fut në lumë, por aty nga mesi u frikësua nga valët e Drinit dhe u kthye mbrapsht.

-Nuk më tregove drejt, – i tha plakut, – ishte vështirë me dalë matanë Drinit.

-Ti mor djale, – i tha plaku, – më pyete a hyhet dhe jo a dilet!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?