Dokle: Nuk do rikandidoj më për deputet
Në një farë mënyre e pritshmne , por mund të konsiderohet edhe si surprizë deklarata e deputetit Namik Dokle . Ndërsa ka qenë në Elbasan për promovimin e romanit të tij “Vajzat e mjegullës”, Dokle , para se të rivajizojë “pentagramin” e krijimtarisë së tij letrare e të flasë për romanin e tij të fundit , ka lëshuar edhe një deklaratë politike. – “Do tu lutesha që në këtë sallë promovuese të romanit tim , të mos “kashtiseshin” diskutimet tuaja me politikën” – ka thënë Dokle.
Por , pas dy-tre paragrafësh , ai ka hedhur deklaratën , ndoshta të pathënë në kryeqytet. – “ Dua të deklaroj që nga Elbasani , se unë nuk do të rikandidoj më për deputet për në Parlamentin shqiptar”- ka pohuar deputeti Dokle, duke shtuar se “ …punimet e një Parlamenti zakonisht i hap deputeti më i vjetër dhe këtë pata rastin ta bëj një herë , pasi Berisha nuk pranoi , por du tu them se nuk do ta bëj më për së dyti” , – është shprehur Dokle.
Më pas ai ka sqaruar se do të kishte tashmë kohë të mjaftueshme për t’iu përkushtuar më tepër krijimtarisë së tij , pasi edhe ajo kërkonte kohën e nevojshme. Deklarata e tij , ka kaluar pa shumë interes nga auditori letrar , por edhe paksa larg syrit të kamerave që ishin fokusuar më tepër tek kopertina e librit , sesa tek fjalët e autorit .
KOHA JONË SONDAZH

