Doktrina e re e sigurisë, NATO: Rusia kërcënimi kryesor
Në ditën e parë të Samitit që po mbahet në Madrid, NATO miratoi doktrinën e re të sigurisë, ku në të thuhet se Rusia është kërcënimi më domethënës dhe i drejtpërdrejtë i Aleancës.
Në tekstin e vizionit të miratuar nga vendet anëtare të organizatës ushtarake për 10 vitet e ardhshme, thekson se politikat shtrënguese të Kinës sfidojnë interesat, sigurinë dhe vlerat e NATO-s. “Rusia kërkon të krijojë sfera ndikimi dhe kontrolli të drejtpërdrejta përmes shtrëngimit, përmbysjes, agresionit dhe aneksimit”, shkruhet në tekstin e konceptit strategjik të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
“Ngritja ushtarake e Moskës, përfshirë në Detin Baltik, të Zi dhe Mesdhe, së bashku me integrimin ushtarak me Bjellorusinë, përbën një sfidë për sigurinë dhe interesat tona”, thotë paragrafi 8 i konceptit të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, konfirmoi mbështetjen për Ukrainën deri sa ky vend të ketë nevojë. Gjithashtu prezantoi ndihmat e reja për vendin e përfshirë nga lufta e Rusisë që janë kryesisht pajisje luftarake, mjekësore dhe karburant.