Dokument/ Si e vlerësuan Dvorani dhe Arta Marku me zero pikë Xhaferllarin, për ta renditur të fundit

Publikohet dokumenti i vlerësimit të anëtares së dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Marsida Xhaferllari për Gjykatën Kushtetuese nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo që bie në sy në sistemin e pikëzimit të vlerësimit të Xhaferllarit janë vlerësimet me zero pikë nga kreu i KED Ardian Dvorani dhe anëtarja e KED, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në pikën e ‘meritave morale’. Xhaferllari është vlerësuar me zero pikë nga 18 maksimalet për integritetin etik e moral dhe me zero pikë reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve nga 10 të mundshmet si nga Dvorani ashtu dhe nga Marku. Por anëtarët e tjerë të KED e kanë vlerësuar ndryshe Xhaferllarin.

Ka qenë pikërisht ky vlerësim me zero pikë ka bërë që znj. Xhaferllari të renditet e katërta në listën e kandidatëve të KED për Gjykatën Kushtetuese.

Xhaferllari u betua dje para Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe me dorën mbi Kushtetutë si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Por nga ana tjetër Kuvendi ka zgjedhur Arta Vorpsin, të renditur të parën nga KED, e cila u betua tek një notere.

 

SHKARKO APP