Dokumentet/ Shehaj: Qeveria “Rama” dha koncension me një procedurë të dyshimtë, i gjithi me financim buxhetor

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Brisida Shehaj, ka reaguar sërish lidhur me kontratat koncensionare të nënshkruara nga Qeveria “Rama” dhe procedurat e dyshimta të ndjekura për dhënien e tyre

“Ligji për koncensionet/PPP që ka qenë në fuqi në vitin 2014 përcakton shumë qartë si veprohet në një propozim të pa kërkuar. Dhe kryefjala është gara. Tani, a mund të na shpjegojë dikush pse nuk pati garë? Cila ishte kjo arsye që kaloi në procedure “negocim pa shpallje”? Ja dhe neni 19! Studimin e fizibilitetit e bën shteti! A mund të na e shpjegojë njeri pse u pranua studimi fizibilitetit nga privati? Pika 3 e këtij neni flet për interesin publik, por dhe në këtë interes na e përcakton privati se shteti s’kishte kohë. Dhe analizën financiare e ka bërë privati dhe mbi atë vlerë që ka përcaktuar po vetë ka fituar koncensionin. Në maj të 2015 u çua koncensionari dhe tha s’kam para të bëj investimin. Pa problem, tha shteti, se bëjë një amendim kontrate që të dalim garant ne që të marrësh kredi dhe u vendosën këto nene. Në përfundim merret koncensioni me një procedurë të dyshimtë, i gjithi me financim buxhetor. Pastaj i japim dhe të drejtë të bllokojë asetin dhe të marrë kredi. Tani, ishalla ka paguar kredinë, se në finale do na dali më keq se rafineria, do ta humbasim në mënyrë përfundimtare këtë aset që s’ka na kushton pak, por rreth 22 milionë euro. Aaa dhe diçka e fundit, inceneratori nuk prodhon aq energji sa duhet dhe nuk e shet ende”, shprehet nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Brisida Shehaj.

SHKARKO APP