Dokumenti, ja si u krijua Partia Demokratike
26 vite nga krijimi zbulohet dokumenti origjinal i kërkesës dhe vendimit për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Teksti i kërkesës mban firmën e ish-kryetarit Eduard Selami.
Bashkë me kërkesën janë depozituar 35 faqe dokumentacion, programi minimal, statuti dhe lista emërore e 376 nënshkruesve.
Sipas “Politikë.al”, kërkesa është bërë më 17 dhjetor 1990 dhe është miratuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Enver Halili më 19 dhjetor 1990.
Interesant është fakti se në krye të shkresës së PD-së, ende përdoret citimi “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë“ dhe se kërkesa nuk mban emrin e kryetarit të Grupit Organizator Hajdari, por të zotit Selami.

KOHA JONË SONDAZH

