Dokumenti zyrtar i Venecias: Asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Meta

Opinioni zyrtar i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatë Kushtetuese i jep të drejtë Presidentit Meta. Sipas paragrafit, ’98’ të draftit, Presidenti Meta nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.

Në dokument thuhet se Presidenti vërtet e pezulloi në mënyrë të njëanshme por do të duhet të plotësohej boshllëku ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet, dhe një mekanizëm zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm.

Po ashtu ”Venecia” quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe i arsyeshëm refuzimi nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.

“98. Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”– shkruhet në raport.

https://arkiva.kohajone.com/venecia-dvorani-shkaktoi-incident-te-rende-procedural-shkaktari-i-perplasjes-kuvend-president-me-dergimin-e-listave/

Lexoni edhe…

Venecia rrëzon sërish ligjin anti-shpifje të Ramës

Rama reagon pas opinionit të Venecias për anti-shpifjen

SHKARKO APP