Doli në përgjimet e vjedhjes së votave. Rama lavde kryebashkiakut të Shijakut
Edhe pse është një ndër personat që del në përgjimet e dosjes së famshme “339”, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sot elozhet ndaj kryebashkiakut të Shijakut, ish kryetar i PS në këtë qytet, Elton Arbana.
Kryeministri e quajti atë “zgjedhje e duhur” dhe “njeri me këmbë në tokë”.
Por nuk ka munguar përgjigja nga PD. Ish deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se, ky është “shembulli më i freskët se, adhurimi i Ramës për krimin e kriminelët është si puna e vesit që del vetëm me shpirtin”, raporton Syri.net.
Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:
Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mirë, njeri korrekt, i përkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshëm.
Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!
Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!
Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.
KOHA JONË SONDAZH

