Për cilin politikan aludon Saimir Tahiri: Faleminderit TY që ke gënjyer gjithmonë!
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë këtë të premte qelinë e bugut. Gjykata e Elbasanit vendosi që Samiri Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.
Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se ai do të vazhdojë që të kërkojë drejtësinë. Por Tahiri ka edhe një mesazh të koduar, ku falenderon personin që sipas tij ka gënjyer gjithmonë, duke i kujtuar çmimin e të vërtetës.
”Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falënderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë të gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë të gjithë”,-shkruan Tahiri.