“Donald Lu dhe Yuri Kim nuk janë popullorë” – Ja si përgjigjet Arvizu

Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, komentoi për Adi Krastën edhe marrëveshjen e arritur në Uashington mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk i di të gjitha detajet, për Kosovën vitet e fundit kanë qenë të vështira. Ka pasur qeveri të paqëndrueshme. Në perspektivën time, mendoj se Kosova ka performuar mirë pas pavarësisë.

Nuk jam në pozita për të thënë nëse është bërë një marrëveshje e mirë. Por mendoj se Kosova është në një pozitë mjaft delikate. Është subjekt i ndërhyrjeve të jashtme dhe e bën Kosovën vulnerabël ndaj manipulimeve.

Trajektorja e Shqipërisë është e qartë për të qenë në kampin perëndimor,” tha ai.

Më pas erdhi edhe një pyetje e fortë nga Krasta, që ambasadorët e mbërritur në Shqipëri pas tij, Donald Lu dhe Yuri Kim nuk janë më popullorë.

“Mbas largimit të Arvizu, Lu dhe Kim nuk janë njerëzit më popullorë në vend, mjafton të shihni kundërshtimet e forta që i bëhen ambasadores në faqen e FB. Ka një zhgënjim të madh. Yuri Kim ka dhënë tre intervista për median pranë qeverisë. Pozon me njerëzit e pasur. Është e lumtur me ato që bën qeveria. A i ka thënë ambasadores se si të sillet?” pyeti Krasta.

“E para, meqë nuk jam ambasador mund të flas në mënyrë më pak diplomatike. Mendoj se ndryshimi që shikoj, dhe bie dakord me çdo gjë që thoni, mendoj se ndryshimi ka të bëjë se kushdo që është në detyrë në ambasadë, dhe sa më shumë dallime shikojmë që Shqipëria ka me SHBA dhe vendet perëndimore, kur unë isha atje, ishte një lloj sikur ishte fundi i ditëve të lavdishme.

Unë e njoh ambasadoren Kim shumë mirë. E njoh që nga viti 1996. E njoh edhe Donald Lu. Por Yuri është mikja ime personale. Jam akoma në kontakt me të. Nuk dua ta bezdis, por e inkurajoj shumë. Ajo është inteligjente dhe person me integritet. Ajo është shumë aktive. Duhet t’ia thoni vetë asaj,” tha ai.

 

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ishte i ftuari i Adi Krastës në SYRI TV. Ai komentoi fillimisht situatën e vështirë të koronavirusit në vendin e tij dhe në botë.

I pyetur për situatën parazgjedhore në SHBA, ai komentoi se si do ishte Amerika nëse Donald Trump do merrte një mandat të dytë, ai tha se do jetë shumë ndryshe.

“Trump do të ndryshonte mënyrën se si Amerika e shikon veten e vet dhe mënyrën se si bota e shikon SHBA.

Disa njerëz do të thonë se kjo ka ndodhur, dhe ndoshta ka ndodhur, por ashtu siç e dimë, mandati presidencial është 4 vite dhe është e mundur që të bëjmë disa rregullime pas 4 vitesh.

Por nëse Trump do të drejtojë për 4 vite, do e ndryshojë Amerikën në mënyrë dramatike.

Për shembull, në rastin e Shqipërisë dhe të Europës, shumë prej miqve të mi besojnë se ndoshta SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president. Mendoj se kjo është shumë e mundshme të ndodhë.

Mendoj se do të ishte një botë shumë e ndryshme,” tha ai.

SHKARKO APP