Donald Lu do shkojë tek grupi i PD, por Lulzim Basha nuk do jetë
Burimet e besueshme te syrit.net tregojnë se Lulzim Basha nuk do të jetë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së kur do të shkojë ambasadori Lu.
Donald Lu do ndërmarrë nesër një tur dëgjimi me tre grupet kryesore parlamentare. Fillimisht ai do të ishte në mbledhjen e grupit të PS, pastaj në atë të PD e në fund do i bashkohet edhe grupit pragmatist të LSI-së.
Por takimi i grupit parlamentar të PD-së me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin është shtyre, pasi ata kishin parashikuar takim me grupin e PS-së në oren 14:00.
PS nuk ka qenë dakord, ka kundërshtuar këtë takim. Në këto kushte takimi me grupin e PD-së të ambasadorëve është shtyrë.
E gjitha kjo në funksion të dorës së fundit për Reformën në Drejtësi. Ajo që bëhet e ditur është se kreu demokrat nuk do të jetë pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së kur vizitor do të jetë Donald Lu.
Mbledhja do të drejtohet nga Edi Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

