Donald Lu ja thotë shqip Ahmetajt: Paralajmërova investitorët amerikanë, Shqipëria ka korrupsion
Shqipëria është një vend që mund të investosh ne biznes dhe të shpërblehesh ekonomikisht, por për ta bërë këtë duhet të jesh kurajoz pasi të duhet të përballesh me korrupsionin. Këtë paralajmërim i ka dhënë ambasadori amerikan ne Shqipëri Donald Lu disa biznesmenëve ne New York dhe Washington gjatë një vizite para pak ditësh. Diplomati amerikan teksa ka garaantuar në mbështetjen e SHBA për luftuar korrupsinin theksoi se puna me e madhe u takon shqiptarëve.
“Zoti ministër Ahmetaj, dua të flas në gjuhën shqipe. Nuk duhet të flas anglisht, duhet të flas vetëm në gjuhën e biznesit. Para pak ditësh isha në Nju Jork dhe në Uashington dhe aty pata mundësinë të flisja më njerëz të biznesit dhe unë u thashë atyre se nëse doni të hyni në tregun shqiptar, duhet t'i keni sytë hapur, duhet të përkushtoheni për një kohë të gjatë, duhet të përgatiteni për konkurrencë të fortë dhe duhet të jeni gati të përballeni edhe me korrupsionin. Nëse jeni kurajoz, do të rrezikoheni shumë por do të shpërbleheni shumë. Unë iu inkurajoj të gjithëve të mendoni për mënyrat se si dhoma mund të ndihmojë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe si të udhëheqë luftën kundër korrupsionit. Ambasada Amerikane është e gatshme të jetë të japë kontributin e saj në këtë luftë, por puna me e rëndësishme u takon vetë shqiptarëve.” tha ambasadori Lu.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Turizmit Arben Ahmetaj tha se Shqipëria ka bërë reforma te thella dhe të dhimbshme por për vitin 2014 Shqipëria cilësohet kampion.