Donald Trump do ta sulmojë Korenë e Veriut “brenda vitit të ardhshëm”

Donald Trump thuhet se do të urdhërojë një sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut ‘brenda vitit të ardhshëm’, pasi shteti komunist tha se shkrepi me sukses një raketë balistike e cila është në gjendje të godasë SHBA-në.

Burime ushtarake në Uashington i thanë ‘The Mail’ të dielën se zyrtarët e Pentagonit kanë planifikuar të zhdukin një objekt të armatimit bërthamor që vepron thellë brenda një mali në shtetin komunist.

Kjo lëvizje, që mund të nxitë sulme hakmarrëse nga diktatori Kim Jong-Un, do të ishte një hap i madh drejt luftës gjithëpërfshirëse për të ndalur Korenë e Veriut nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vjen pasi Koreja e Veriut lansoi një raketë balistike ndërkontinentale me një rreze veprimi prej 7,000km të premten në mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pentagoni tha se raketa fluturoi rreth 4,000km pothuajse drejt, para se të zhytej në detin e Japonisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?