“Donald Trump është turpi i civilizimit tonë”
Para takimit me presidentin Barack Obama, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ashpërsuar komentet e tij negative ndaj kandidatit presidencial republikan, Donald Trump.
“Donald Trump dhe të tjerë në Europë janë vërtet turpi i civilizimit tonë”, tha Rama gjatë një interviste për “Foreign Policy”.
“Ai po shfrytëzon mungesën e informacionit, të arsimit dhe të kulturës për fetë dhe besimet”, tha Rama, duke shtuar se retorika e këtij kandidati ndaj myslimanëve rrezikon të nxisë përçarje në vende si Shqipëria, ku ka harmoni mes feve.
Kryeministri ka folur për luftën që ka bërë vetë shteti shqiptar kundër përhapjes së ekstremizmit fetar në Shqipëri si dhe ndërprerjen e mekanizmave për dërgimin e të rinjve si vullnetarë për Shtetin Islamik (Numri i tyre ra nga 80 në 2014, në zero këtë vit, shkruan revista e njohur).
Rama, ndoshta edhe për shkak të vëmendjes së madhe që solli i intervista e parë, i shpërfilli kritikat për dhënien e gjykimeve për kandidatët presidencialë madje kësaj here pa ia kursyer fjalët, manjatit të pronave të patundshme në New York dhe atyre që i quajti “Donald Trumpët e Europës”, që i cilësoi si ana tjetër e medaljes së ISIS-it dhe terroristëve të pashpirt”.
Rama do të pritet sot për herë të parë, në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Shkrimin në anglisht i Foreign Policy për Ramën
Albanian Prime Minister: Trump Is the ‘Shame of Our Civilization’
KOHA JONË SONDAZH

