Donald Trump, Presidentit të Meksikës: Mos shkel në SHBA !
“Nëse Meksika nuk shpreh gatishmëri për të paguar për murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte shumë më mirë për të që ta anulojë takimin e ardhshëm”, kështu ka shkruar Presidenti amerikan Donald Trump në faqen e tij në Tëitter. Ky ishte paralajmërimi për presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieto i cili planifikon të vizitojë Washingtonin. Një ditë më parë Trump firmosi vendimin për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, për të penguar refugjatët, si dhe deklaroi se shpenzimet e këtij muri do t’i paguajë vetë Meksika. Ndërtimi i këtij muri ishte një prej premtimeve të Trump gjatë fushatës.
KOHA JONË SONDAZH

