Doni anëtarësim në BE? Bëhuni stacion ndërmjetës për sirianët!

Dirk Niebel, ish-ministër për zhvillim ekonomik në qeverinë “Merkel 2” në periudhën 2009-2013 ka mbërritur në Vlorë për të marrë pjesë në forumin ekonomik.  I pyetur në një intervistë nga “Shekulli” se “çfarë roli mund të luajë Shqipëria në këtë krizë, si mund të ndihmojë ajo: Duke u bërë një vend tranzit për emigrantët që vijnë nga Siria për në Evropë, për në Gjermani?” , Niebel thotë:

“Po. Duke qenë një mundësi stacionimi për emigrantët.

Është në favorin e Shqipërisë që të bëhet pjesë e mbështetjes së emigrantëve që vijnë nga Siria me destinacion vendet e Evropës, duke u shndërruar në një stacion të përkohshëm për ta, përmes një programi ndihme dhe menaxhimi të mbështetur financiarisht nga Evropa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një kosto shumë të madhe, duke përfshirë edhe atë financiare dhe itinerarin aktual të lëvizjes së emigrantëve sirianë, nga vendi ku ata ndodhen aktualisht drejt vendeve evropiane, ndërkohë që, do të ishte shumë më favorizuese që Shqipëria, si një vend stacionimi i përkohshëm, të mund të ofronte shërbime për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë mund ta realizojë përmes menaxhimit dhe bashkëpunimit të strukturave shtetërore me kompani private,duke përfshirë edhe ato gjermane që operojnë në Shqipëri.

Jam koshient që ka vështirësi në kapacitete menaxhuese dhe organizuese, por, kjo mund të kompensohet me përfshirjen e ekspertizës së institucioneve ndërkombëtare evropiane që operojnë gjithashtu në Shqipëri. Shqipëria do të fitonte një kredibilitet shumë më të vlefshëm në arenën evropiane, që do ta favorizonte atë në procesin e anëtarësimit.

Gjithsesi, duhet të theksoj se, ky është mendimi im personal, jo i Qeverisë Gjermane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?