Dorëhiqet për arsye personale zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila
Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila ka dhënë dorëheqjen e tij nga detyra ditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale për A1 Report brenda Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilave Hila ka paraqitur dorëheqjen për arsye personale. Po të njëjtat burime theksojnë se vendimi i tij për t’u dorëhequr është firmosur edhe nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme. Hila është bashkëshorti i gazetares Rudina Xhungës, e cila para disa ditësh është ofenduar nga Kryeministri Edi Rama në emisionin e saj live.