Doshi: Ruçin e takova si mik

 

Deputeti Tom Doshi pasi ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Lartë ka komentuar  takimin me kreun e Grupit Parlamentar të PS.

“Ruçin e kam mik. Është i veçantë prej të tjerëve, pasi ai nuk merr urdhëra nga Rama apo Meta. E quaj shtylla e Partisë Socialiste.

Si deputet kam takuar Rucin, por edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët tashmv kanë kuptuar gabimin që bënë duke votuar lejimin e arrestimit tim, pa u shprehur më parë Gjykata e Lartë.

Unë përfaqësoj elektoratin tim dhe nuk ka asgjëtëeqe nëse unë i bashkohem prape PS apo jo”, tha Doshi.

Në vijim ai akuzoi Lëvizjen Socialiste për Integrim se ka blerë vota, për të krijuar idenë se Ilir Meta ka mbështetjen në popull.

"Atje ku punova unë, LSI nuk morri vota, madje morri shumë më pak vota se zgjedhjet e 2013, duke dalë forcë e 3-të.

Shkodra nuk e votoi LSI dhe rezultati foli qartë", u shpreh Doshi.

SHKARKO APP