“Dosja 184”: Përfundojnë hetimet, të pandehur ish-shefi i komisariatit Dibër, dhe 3 të tjerë

Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të vjedhjes së votave 184. Prokuroria ka marrë të pandehur  4 persona.

Të pandehur janë marrë Robert Aga, ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre;

Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve

Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar per shpërdorim detyre

Hasan Hoti njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim  është kërkuar pushimi i çështjes. Pavarësisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), nga personat e mësipërm, organi i prokurorisë ka vlerësuar se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar, për faktin se nga momenti i kryerjes së veprës penale që është periudha shtator 2016, ka kaluar afati 3 vjeçar i ndjekjes penale.

Me këtë arsyetim, Prokuroria Dibër, me datë 18 dhjetor 2020, ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj personave nën hetim: 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala),  2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda.

SHKARKO APP