Dosja “Doshi”, zbardhet dëshmia e Palokës në Prokurori

Në dëshminë e dhënë në Prokurori për çështjen “Doshi”, Edi Paloka ka thënë se për këtë çështje kishte marrë dijeni nga vëllai i Mhill Fufit. Sipas Palokës, vëllai i deputetit Fufi është thirrur në takim nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në shtator të vitit 2014, raporton Panorama.

Gjatë këtij takimi, sipas Palokës, Meta e ka njoftuar vëllain e Mhill Fufit për ekzistencën e një plani për vrasjen e Tom Doshit dhe deputetit të PDsë. Gjithnjë referuar deklarimeve të Edi Palokës në Prokurori, në këtë takim Ilir Meta i kishte thënë vëllait të Mhill Fufit se vrasja ishte porositur nga kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, me porosi për të destabilizuar situatën në vend.

Gjatë dëshmisë në Prokurori, Paloka ka sqaruar se në lidhje me këtë çështje ka njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha rreth tre muaj para se çështja të bëhej publike..

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?