Dosja “Durrës-Kukës”, Balla: Të rihapen hetimet për Lulzim Bashën

Deputeti socialst Taulant Balla qe eshte pjese e Komisionit parlamentar per dekriminalizimin thote se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk është gjykuar ende për fondet e Rrugës-Durrë Kukes.

"Gjykata nuk eshte shprehur per krimin e shperdorimit te detyres. Prokurori i Pergjithshem duhet, pa humbur kohe, te lexoje vendimin e Gjykates dhe te rifilloje hetimin. Ne ditet ne vijim fakte te reja qe mbeshtesin rihapjen e hetimit ndaj personit ne hetim Lulzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur ne Tirane, me 12.06.1974 banues ne Rrugen "Demir Gashi", Nr.1, Tirane.",- shprehet Balla. 

Sipas Ballës, Lulzim Basha nuk eshte gjykuar akoma "per krimet e shperdorimit te detyres dhe te shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike, te kryera ne bashkepunim, qe parashikohen, perkatesisht, ne nenet 248 dhe 258 te Kodit Penal, ne lidhje me nenin 25 te tij".

Basha i ka shpetuar gjykimit me kete vendim qe po publikoj sot lidhur me Deklarimin e pavlefshem te akteve proceduriale: "Flete-Thirrje e dates 24.11.2008 me nr.1048/74 Prot.", si dhe " Akt-Njoftimin e Akuzes te dates 27.11.2008, me nr.1048 Prot." Te Prokurorise se Pergjithshme Tirane me prokuror Arben Kraja.

SHKARKO APP