Tenderi abuziv që çoi në pranga 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, kush është inxhinierja që nuk pranoi të firmoste

Tre ditë më parë, SPAK përmes një operacioni ka çuar në pranga 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Ndër të arrestuarit ishte edhe drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

Ndërkohë, Gjykata Speciale kundër Korrupsionit pritet të vendosë sot masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së brendshme, që akuzohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë së viti 2020 për Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe për Gëzim Mingaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmjarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas dosjes së SPAK rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndryshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizura fituesin.

Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, ku zyrtarët dhe ish zyrtarët nën akuzë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi, ku fitues u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l” dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC.

Një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla nuk ka pranuar të firmosë tenderin, duke ngritur shqetësimin për abuzimin që po bëhej.
Ajo thotë se nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dy tabela pasi ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord.

Autoriteti Kontraktor DPPSH ka dërguar në kohë të ndryshme të dhënat teknike, sasitë dhe përllogaritjen e fondit limit për shpërndarjen e uniformës dhe këpucëve të policisë dhe në përfundim është rënë dakord që fondi të jetë në shumë totale 2.800.347.570 lekë pa tvsh.
Brenda 7 ditëve që nga publikimi i procedurës së prokurorimit janë paraqitur ankesa mbi dokumentet e tenderit në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara nga operatorët ekonomikë “Ro.Gat Security” SHPK, Dettay Taban Ayakkabbi Deri Urunleri Tekstil San.Tic.Ltd.Sti”, MarsiAl” SHPK, “Valbona Millonaj PF”.

SHKARKO APP