Dosja ”McGonigal”, Rama: Opozita e shfytyruar, ka fabrikim non-stop të pisllëqeve më ekstreme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dosjen ”McGonigal”, ku thotë se opozita është më e mjerë dhe e çekuilibruar. Në Twitter, Rama shkruan se gënjeshtrat që lëshojnë në ajër s’kanë qenë kaq të qametshme.

Postimi i plotë:

“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”.

SHKARKO APP