”Dosja McGonigal”, Rama shpjegohet live në Top Channel

Për çështjen ”McGonigal”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për biznesmenin Agron Neza, dhe sesi është takuar me të, kjo me ftesë nga vetë ish-zyrtari i FBI-së. ”Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij. I kam thënë bujrum mirë se keni ardhur. Së pari unë flas këtu për çfarë marrëdhënie kam pasur unë me ish-zyrtarin e lartë të FBI”,-tha Rama në ”Top Story”.

Grida Duma: Është brenda protokollit që të takohen dy individë me interesa bisnesi që të takohen me zyrtarë të FBI dhe 2 indidivë që të takohen me kreun e qeverisë, ka thyerje të protokollit apo jo?

Edi Rama: Opozita thotë këto dhe të tjera, këto nuk i thotë drejtësia amerikane, nuk i thotë aktakuza e publikuar mbi një çështje.

Grida Duma: I thonë mediat ndërkombëtare, i thotë edhe një lloj citimi i aktakuzës.

Edi Rama: Mediat nuk thonë asgjë të tillë. Nuk kanë sesi ta bëjnë kur aktakuza nuk e ka. Nëse unë apo neve na ka shpëtuar ndonjë resht, mund ta shfaqni. Unë i’u siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë. Madje për herë të parë e kam marrë vesh kur jam pyetur nga një gazetar amerikan. Rasti i ish-zyrtarit të FBI, aktakuza ka të bëjë sesi i ka zbatuar ai rregullat dhe kodet etike të FBI. Jo sesi i kam zbatuar unë apo ne. A është etike që unë ta takoj me dy biznesmen? Kjo nuk ka ndodhur.

Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij. I kam thënë bujrum mirë se keni ardhur. Së pari unë flas këtu për çfarë marrëdhënie kam pasur unë me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Nuk jam njeriu që duhet të pyetet nëse ka përfituar gjë ai tjetri. Ai ka qenë kështilltari im, e kam ftuar unë duke e njohur në kushtet e njohjes si zv.ministër i Energjisë. Ka njohje dhe kontakte që i kam thënë që t’i vendosë në të mirë të vendin tonë.

Rama tha se skandalin e ka marrë vesh si shumë të tjerë kur ka dalë në publikim nga BIRN dhe se po të kishte më shumë informacion apo dokumente do ia jepte zyrtarit të lartë të FBI apo çdo zyrtari tjetër të FBI.

“Interesant si pikturohet panorama e gënjeshtrës duke aluduar që ajo që ka ndodhur me skandalin e marrjes së parave ruse për të rrëzuar qeverinë në Tiranë, është një sajesë e lidhur me mua dhe McGonigal.

Skandalin e kam marrë vesh si shumë të tjerë kur ka dalë në publikim nga BIRN. Edhe në aktakuzë, datat e përmendjes së këtij fakti janë në atë periudhë kur këtu bëhej nami në media për atë skandal. Nuk kam pasur asnjë informacion apo dokumente më shumë, dhe në asnjë institucion nuk kemi pasur asgjë më shumë se ajo që ka zbuluar BIRN sepse po ta kishim do ia jepja zyrtarit të lartë të FBI apo çdo zyrtari tjetër të FBI apo nëse do më thoshin s’është për mua, do i pyesja ku duhet ta çoja sepse bëhet fjalë për interferencë të parasë ruse në vendin tonë përmes PD.

Nuk e kam bërë sepse nuk kam pasur asnjë informacion më shumë.

Kjo nuk ka lidhje me mua apo qeverinë time. Për sa më takon, asnjëherë nuk i kam vënë në dispozicion informacion apo nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë zotërisë në fjalë sepse nuk kisha”, tha Rama në Top Channel.

 

SHKARKO APP