”Dosja Partizani e stisur nga Rama”, Berisha: Nuk më dëmtuan, vazhdoj të jem në politikë

Sali Berisha flet këtë mbrëmje për masën lehtësuese ndaj dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi si dhe për akuzat për korrupsion ndaj tij nga SPAK. Berisha e quajti të gjithë çështjen si proces i montuar stalisnit i kthyer në praktikë të drejtësisë, ndërsa shtoi se ishte e stisur nga kryeministri Edi Rama.

“Së pari ky është një proces i montuar stalinist i kthyer në praktikë të drejtësisë shqiptare nga Edi Rama pasi Jamarbër Malltezi u mbajt në burg për fajin e vetëm se nga 1 miliard e 577 mln metër katror tokë, ai ka marrë 410 metër katror trashëgimi nga gjyshja i vetë. I ka marrë në përputhje me ligjin.

Unë u them shqiptarëve se këtu ndahet bota e vjetër e sigurimit të shtetit, ku ishte siç porositej. Zonja që unë e kam denoncuar si motër biologjike e Taulant Ballës me akt verbërie njerëzore për ta mbajtur në burg, thotë se korrupsioni konsumohet edhe kur zbatohet ligji.

Gjykatësja sot nëse do i përmbahej ligjit kishte një zgjidhje, lirimin e tij. Tre vite hetime shteruese thonë, kanë pyetur dhjetra zyrtarë të tjerë, përveç Malltezit. E arrestuan në mënyrën më brutale. Rama njeh hakmarrjen politike. Për çfarë? Në 200 faqe s’kanë gjetur asnjë provë që mund të ngrenë padi penale. Unë nuk mund të pranoj kurrë një gjë që stiset fund e krye”, tha Berisha në ”Open”.

SHKARKO APP