Dosjes “Gërdeci” apo “21 janarit”, kujt i trembet më shumë Sali Berisha
Sali Berisha në një intervistë të dhënë për “Of the Record” në A2CNN u pyet për zhvillimet e fundit në Strukturën e Posaçme, e cila po avancon me dy dosjet e “Gërdecit” dhe “21 janarit” pra a i frikësohet ai një dënimi për të dhe familjarët për këto çështje.
Berisha përsëriti edhe njëherë qëndrimin se familja e tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë në Gërdec, teksa shtoi se për protestën e përgjakur të 21 janarit duhet të merren në pyetje dhe të hetohen organizatorët.
“Familja ime nuk ka lidhje me Gërdecin. Në mënyrë të pafytyrë e kanë ftuar 2 herë djalin tim. Por ata zbatojnë urdhra politike. Përsa i përket 21 janarit ai është një akt i organizuar nga Rama. Ka një deklaratë nga DASH që kërkon hetimin e organizatorëve, të atyre që qëlluan dhe me radhë. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk e di se organizator ishte Rama.
Unë qëndrova në zyrë dhe nderova flamurin, isha në krye të detyrës. Në hetime politike, kërkojnë veçse të fshehin të vërtetën e organizimit të atij akti të cilin unë i pari, po të marrësh dokumentet, kam kërkuar hetim të pavarur e prokurorë ndërkombëtarë. Nuk kam kundërshtim të bëhet hetim”, u shpreh Sali Berisha. /Marrë nga A2cnn