Dosjet në Kushtetuese, seanca e parë me 26 janar
Pas mbledhjes së gjyqtarëve ku u diskutua dhe në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së dosjeve për shqyrtim, anëtarët kanë vendosur të nisin shqyrtimin me një kërkesë të Gjykatës së Tiranës ku kërkohet shfuqizimi i një termi juridik të kodit penal që ka paditur kuvendin dhe prokurorinë e përgjithshme.
26 janari do të jetë dita kur Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e çështjes së parë në seancë plenare me 7 anëtarë pas tre vitesh jashtë funksionit.
Çështja më e rëndësishme që pret shqyrtimin është ajo që lidhet me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Shoqata e bashkive kërkon shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve lokale, të cilat u zhvilluan pra pjesëmarrjen e opozitës dhe shkaktuan përplasje të forta në politikë.
Çështja e Janarit:
Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.26 Janar, 202110:00\
Çështjet e Shkurtit:
-Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë brenda një afati të arsyeshëm.
-Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr.133/15, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” dhe VKM-së nr.766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” të ndryshuar. 3. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 222, datë 23.03.2016 “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” dhe VKM-së nr.765, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.222, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”. 4. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.