“Dosjet një lojë e fëlliqur”, Fuga: Ju hapsha trutë, sot kemi nevojë për pastrimin nga maskarenjtë
Të gjithë në garë për hapjen e dosjeve, për të parë se kush ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit. Akademiku Artan Fuga, pyet me ironi se “kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij”. Po ashtu ai thekson se në ditët në vazhdim do të rrëfej pse kjo sipas tij është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin.
Komenti i plotë
Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut. Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007, tani ka plas komedia!
Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua, bërtasin!
O ju hapsha trutë. Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij. Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën. Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!
Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun sikurse thoshte gjyshja ime. Hipokrita. Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin. Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë. Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth.