Dr. Blenard Nonaj: Programi i LSI për fondin për bebet e sapolindura, një lajm i mirë për frenimin e shpopullimit

Doktor Blenard Nonaj ka komentuar të dhënat e INSTAT për shtesën natyrore të popullsisë shqiptare, ku thuhet se numri i vdekjeve është më i lartë se sa ai i lindjevepër vitin 2020.

Nonaj, në një postim në Facebook, shkruan se “ky është lajm i keq, por lajmi i mirë është se LSI me programin “Nga Bebja në bebe”, me me planin e saj ka për qëllim punësimin e të rinjve dhe do të frenojë shpopullimin, do të rikthejë shpresën dhe do të bëjë, që shqiptaret dhe veçanërisht të rinjtë, ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”.

Postimi i plotë në Facebook: 

Të dhënat e publikuara për Vitin 2020 nga INSTAT, sipas të cilit në Shqipëri për herë të parë ka ndodhur ulja e shtesës natyrore të popullsisë, (pra numri i vdekjeve është më i lartë se sa ai i lindjeve), padyshim që është një lajm shumë i keq. Sigurisht që një nga faktorët e këtij rekordi negativ është dhe largim masiv i popullatës së re nga vendi. Por lajmi i mirë është që LSI nëpërmjet programit të saj qeverisës, dhe një prej prioriteteve kryesore të tij, programi “Nga Bebja në Bebe”, do të mundësojë mbështetjen financiare për familjet e reja, nëpërmjet krijimit të Fondit Depozitë, me financim deri në 1000 USD çdo vit, për 25 vjet për çdo bebe të sapolindur.
Ky program dhe gjithashtu plani i LSI-së që nxit punësimin e të rinjve do të frenojë shpopullimin, do të rikthejë shpresën dhe do të bëjë, që shqiptaret dhe veçanërisht të rinjtë, ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

SHKARKO APP