Draft-opinioni i Venecias për afatet e Vetting-ut: Propozimi i PS në përputhje me standardet europiane

Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vetting-ut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Venecia mbështet propozimin e PS-së për zgjatjen e mandatit të organeve të drejtësisë.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët kërkojnë që puna të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende në Vetting.

Swiss Digital Mobile Reklama

Draft-opinioni i Venecias për afatet e Vetting-ut

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?