Drafti i Asociacionit, Pacolli: Rama s’bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin në komunat serbe, nuk bëhet kurrsesi për të dëmtuar Kosovën. Pacolli e përshëndet iniciativën, ndërsa shtoi se është dashur të ketë një bashkëpunim me faktorë të tjerë.

“Veprimin e tij nuk e ka bërë absolutisht me qëllim që të dëmtojë Kosovën apo t’i marrë diçka nga pasuria mendore nga meritat e Kurtit. Ai ka pritur deri tani, Rama di diçka më tepër, se është duke ndodhur diçka dhe para kësaj situate pa se është e mundur dhe ka vepruar.

Si iniciativë e përshëndes dhe duke e njohur Ramën, jam i bindur se nuk do bënte asnjë lëvizje që të dëmtonte Kosovën. Kam pasur rastin të punoj Ramën dhe është një njëri që i ka dalë zot Kosovës”, tha Pacolli në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?