Drafti i KE: Nuk ka ende datë për negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Këshilli i BE në një draft raport nuk ka ende një datë për negociatat me vendin tonë. Në draft thuhet vetëm që negociatat të nisin sa më parë, por muaji dhjetor ishte përcaktuar si afati kur mund të nisnin bisedimet. Heqja e datës nënkupton se procesi mund të shtyhet për vitin 2021.

Dokumenti i cili nuk është ende përfundimtar thotë se Këshilli i BE riafirmon angazhimin e tij për zgjerimin, i cili mbetet një politikë thelbësore e Bashkimi Evropian.

Në draft, për Shqipërinë thuhet se “Këshilli i BE aktualisht po shqyrton kornizën negociuese për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shqipëria bëri një përparim thelbësor dhe është afër përmbushjes së të gjitha kushteve për të qenë përmbushur para konferencës së parë ndërqeveritare. Duhet arritur më shumë progres mbi përparësitë e përcaktuara nga Këshilli në paragrafin 10 të konkluzioneve të tij të 25 Marsit 2020. ëshilli i bën thirrje Komisionit të monitorojë nga afër përmbushjen e kushteve të tjera që kanë mbetur dhe të informojë Këshillin sa më shpejt në momentin që kushtet për të parën konferencë ndërqeveritare janë përmbushur”.

Gjithashtu, Këshilli i BE “nënvizon se dialogu politik në vend ka nevojë të forcohet më tej, veçanërisht në reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Transparenca e fiinancimit të partive politike gjithashtu duhet të sigurohet”.

https://arkiva.kohajone.com/ministri-i-jashtem-i-holandes-nuk-shohim-asnje-progres-ne-shqiperi-per-hapjen-e-negociatave/

SHKARKO APP