“Drafti i mazhorancës mbron kriminelët”

 

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizmin, Oerd Bylykbashi akuzon mazhorancën dhe Kryeministrin Rama se po kundërshton draftin e opozitës me qëllim mbrojtjen e kriminelëve në parlament dhe banditëve qe të kanidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Partia Demokratike deklaron se drafti i lexuar dje nga deputeti Balla është drafti i opozitës, por tinëzisht i janë hequr instrumentet kryesore:

1-Heqja e instrumentit të masave të sigurimit personal si arresti me burg apo arrest shtepie për krime te renda nga drafti ynë, heq mundësinë e përjashtimit të kandidatëve me të shkuar kriminale për krime të rënda, duke nxjerrë si të pastër Ramën me Bushin, Ramën me Rroshin, Ramën me Ndokën e të paktën 15 deputetë të tjerë.

2- Heqja e instrumentit të verifikimit për kandidatët e listave të 2013-ës që do të marrin mandatin për shkak të largimit të deputetëve që kandidojnë më 21 qershor apo lënë mandatin, heq mundësinë që të kontrollohen kandidatët me të shkuar kriminale që po presin të futen në parlament.

3-Heqja e instrumentit të verifikimit nëpërmjet shenjave daktiloskopike e bën të pamundur verifikimin e personave me të pakten 4 emra të ndryshëm, pra emrat e artit në krim në kërkim ndërkombëtar dhe kjo është bërë enkas për të shpëtuar Rroshin, Frrokun apo deputetë e kandidatë bashkiakë të tjerë.

Paraqitja e draftit të Partisë Demokratike, pa instrumentet e domosdoshëm është vetëm një farsë për t’iu fshehur përgjegjësisë së futjes së banditëve në parlament dhe futjes së banditëve në listat e 21 qershorit. Pra, ajo çka lexoi dje Balla, është një gjethe fiku, jo për të bërë dekriminalizimin, por për ta mbuluar atë, për të gënjyer ndërkombëtarët dhe për t’i dhënë një shans të artë krimit të vazhdojë sundimin, të vazhdojë kandidimin.

SHKARKO APP