Drafti i reformës futet në kalendarin 3-javor të Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit draftin për reformën në drejtësi. Vendimi u mor  në mbledhjen  e mbajtur sot para nisjes së seancës plenare, 11:00-11:30.

“Dua t’u njoftoj se para seancës u mblodh Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar projektprogramin e punës së Kuvendit dhe projektkalendarin 3-javor të punimeve për periudhën në vazhdim. Në Konferencë u ra dakort të përfshihen në program dhe kalendar projekligjet e depozituara nga Këshilli Ministrave dhe nisma e deputetëve por nuk pati konsensus për përfshirjen në program pune dhe kalendarin tre javor të 7 projektligjeve që shoqërtojnë projektamendamentet kushtetuese dhe të hartuara nga Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi. Në mbështetje të rregullores kur në Konferencë nuk ka mirëkuptim draft-programi dhe draft-kalendari i nënshtrohen votimit, çështje që është në fund të kësaj seance”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Opozita mësohet se ka kundërshtuar këtë vendim të mazhorancës, duke e cilësuar të njëanshëm. Ajo ka insistuar për një reformë konsensuale, duke kërkuar të përfshihet neni 88 i Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në projekt-kalendarin e bërë publik disa ditë më parë parashikohej që votimi për reformën të bëhej me 21 korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?