”Drafti nga Rama për Asociacionin”, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës: Hap i drejtë dhe i duhur
Një draft për Asociacionin për komunat serbe në Kosovë i punuar nga ekspertë amerikanë dhe i bërë publik nga kryeministri Edi Rama, për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është si një hap i drejtë dhe i duhur që Kosova të ulet në tryezën e bisedimeve. Hoxhaj është shprehur se kjo mund të jetë një zgjidhje për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.
“Hap i duhur dhe i drejtë, meqë situata nuk është një situatë ku jemi duke forcuar sovranitetin e Kosovës, por përkundrazi, se atje përfaqësuesit serb kanë braktisur komunat, bashkitë, prokurorinë, do të thotë se është një kolaps dhe zgjedhjet në 23 prilitl nuk kanë prodhuar një situatë të re politike, por tensione. Kjo situatë është vepër e Serbisë dhe bandat e Vucicit kanë qëllim të destabilizimin e vendit dhe rasjonit, dhe kështu propozimin e kryeministrit Edi Rama e shoh të drejtë, si një rrugë që Kosova t’i kthehet tryezës së dialogut dhe që të çtensionohet situata në veri të vendit, që kanë qenë qëndrime amerikane dhe europiane gjatë këtyre ditëve të fundit”, tha Hoxhaj për ”A2cnn”.
Nënkryetari nuk dha një përgjigje konkrete nëse e ka parë apo jo draftin, por shtoi se nuk sheh asgjë të keqe që Rama të hedhë në tryezë një propozim, mbi të cilën mund të vijojnë diskutimet. Mirëpo, ai thekson se përtej propozimeve, procesi duhet të jetë pronësi të Kosovës dhe komunitetit serb në veri të vendit.