Drafti për kufizimin e qeverisë/ Shoqata Pro-eksport Albania kërkesë KQZ: Të pezullohen të gjitha inspektimet 4-5 muaj para dhe pas zgjedhjeve

Përmes një letre drejtuar kreut të KQZ-së, shoqata Pro-eksport Albania, bën me dije se e mbështet raportin për ndalim të prezantimit të projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve dhe prerjen e shiritave nga ana e qeverisë, pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje.

Shoqata ka bërë një kërkesë, ku kërkon që të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet, Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve. Kjo sipas tyre të bëhet me qëllim të mosdikimit paraprak.

“Të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet, Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve të tij. E gjitha kjo në frymën e mosndikimit paraprak ose retro te tij. Kjo e mbështetur edhe në eksperiencat e mëparshme të ndodhura siç ishte Ligji Nr. 39/2014 Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrollove dhe verifikimeve Tatimore për periudhën 1 Mars deri më 31 Gusht 2013”, shkruhet në letër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?