Drafti PS-PD për Zgjedhoren, Alibeaj: Pazari i radhës, kandidatët s’kanë më mundësi për të thyer herësin

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj e quan pazar draftin final të PS-PD për Reformën Zgjedhore. Alibeaj tha se pazari është arritur në dy pika, mbylljen e listës me 30%, duke theksuar se kanë hequr edhe herësin 10 mijë vota. Po ashtu, pazari është vota e emigrantëve.

”Në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme.

Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me votën e diasporës s’ka çudi, është vendosur votë me postë, me pagesë, me pikatore. Diaspora për të cilën të gjithë përbetohen do ta ketë me paratë e tyre, me pikatore, aq sa do partia në pushtet”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP