Drama e shqiptarëve. Dikur iknin nga mali për Greqi, tani shqiptarët futen në Atdhe klandestin po nga mali
Shqiptarë emigrantë në Greqi po tentojnë të futen në mënyrë klandestinë në Atdhe pas vendimit të autoriteteve shqiptare për të bllokuar kufirin si masë ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit.
Gjashtë emigrantë janë kapur nga forcat e FRONTEX në tentativë për të hyrë në Shqipëri përmes malit.
Burimet thonë se ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë me detyrimin për tu vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditët e ardhshme.
Ndërkohë tokën neutrale mes Shqipërisë e Greqisë, në Kakavijë, mësohet se në mesditë kanë mbetur edhe 7 shtetas shqiptarë.
Disa orë më parë rreth 20 të tjerë me dy shtetësi janë kthyer drejt Greqisë.
Tragjedi-komedia mbetet se dikur, shqiptarët, iknin malit për në Greqi, ndërsa tani turren po malit për të ardhur në Atdhe.
KOHA JONË SONDAZH

