”Drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar”! Liçaj: Ramën do ta dënojë…

Aktori Neritan Liçaj, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e dytë që po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tha se historia do ta dënojë kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër, Liçaj theksoi se duhet vënë drejtësi për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke shtuar se ata ishin në shesh për të mbrojtur të drejtat institucionale.

”Ne duam një vend normal, si gjithë Europa. Unë besoj se kauzë më të mirë sesa Teatri nuk ka. Çështja jonë ka qenë patriotike, paqësore, qytetare, që të shprehemi të gjithë. Ne e kemi quajtur teatrin si sheshi i lirisë. Kjo sepse ne aty iu thoshim të vërtetat në sy njëri-tjetrit. Unë do doja drejtësi për këtë krim që u bë. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat institucionale. Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar. Te Teatri nis bota shqiptare. Çdo gjë që ka të bëjë me mua, ka të bëjë edhe me ju, me të gjithë. Jam krenar që jam shqiptar, sepse jemi racë e fortë. Duhet parë përtej parave, përtej pushtetit. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”.

SHKARKO APP