“Drejtësi për Klodianin”, nis protesta, gurë e shashka në drejtim të Ministrisë së Brendshme
Ora 18:00– Nis protesta para Ministrisë së Brendshme. Para godines ka një perimetër sigurie nga policia. Hidhen gurë dhe shashka në drejtim të godinës.
Ora 17:20 – Mbërrin në ambientet e ministrisë së Brendshme drejtori i sigurisë për rendin e sigurinë publike Gjovalin Lokaj.
Së bashku me të është edhe zv. drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.
Ndërkohë, para ministrisë kanë filluar të mblidhen protestuesit.
Ora 16:30 – Shtohen masat te ministria e Brendshme pasi është lajmëruar një tjetër protestë në orën 18:00 për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.
Furgonë të policisë shihen të dislokuar pranë ministrisë dhe forca të shtuara.
Protesta e djeshme zgjati për mbi 5 orë dhe pati përplasej nga protestuesit me policinë, ndërkohë që disa policë e protestues mbetën të plagosur.
Efektivët e policisë janë mobiluar me shkopinj gome dhe maska anti gaz lotsjellës.
Mbi tarracën e ndërtesave të institucioneve shihen punonjës të policisë që vëzhgojnë situatën.