Drejtoresha Alushaj komenton përqafimin me Ramën
Zhurmën për foton e saj me Ramen që beri xhiron e mediave ne vend dhe që u komentua ne Facebookun e tij edhe nga Berisha, Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës Loreta Alushaj e ka quajtur "të turpshme". Në një bisedë telefonike me Panoramën ajo ka komentuar: "është e e neveritshme.
“Po, me zotin Rama kam dalë në foto përpara një viti, në festën e 8 Marsit. Ishte një drekë kolektive mes grave socialiste ku ishte i pranishëm edhe kryeministri”, ka pohuar Alushaj. E friksuar ndjeshem nga reagimi i kryeministrit per kete foto shume me teper se te zakonshme a jo ka thënë se nuk e ka hedhur ajo foton në rrjetet sociale, por gjithsesi nuk e konsideron si diçka që ia vlen të merresh. “Nuk e di se nga e kanë marrë foton por kjo foto nuk ka asgjë për t’u fshehur. Është një foto e bërë në rethana festive dhe miqësore, jashtë kornizës së politikës. Nuk ka pse të trajtohet në mënyrë kaq të neveritshme nga mediat apo rrjetet sociale”, – ka thënë Alushaj. “Unë nuk kam qenë në këtë post kur është shkrepur foto. Kam vetëm 3 muaj që jam drejtoreshë e Hipotekës dhe nuk shoh këtu asgjë përse mediat duhet të merren me këtë foto”, – tha Alushaj.