Drejtoresha e AKSHI-t: Platforma e-albania është e sigurt, mirëmbahet nga Microsoft

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të listpagesave të më shumë se 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë.

Në një konference për shtyp në krah të kryeministrit Rama, Karçanaj siguroi qytetarët se sistemi i mbajtjes së të dhënave personale në e-Albania është i sigurt.

Ajo theksoi se platforma aktualisht mirëmbahet nga Microsoft dhe së shpejti do të futet dhe teknologjia “Blockchain”, e cila do të sigurojë dhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat personale përmes ndërveprimit të brendshëm.

E kam shumë të rëndësishme të sqaroj qytetarët se e-Albania është një sistem i sigurt, ta përdorin në mënyrë të sigurt sistemin.

Platforma mirëmbahet nga Microsoft duke mundësuar një siguri të plotë të informacionit aty. Kryefjala jonë në të ardhmen është “BlockChain”, të cilin do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë ato të pandryshueshme edhe nga personat e Kadastrës, por edhe nga sulme mbi sistemin. Kemi kaluar nga 6 regjistra që flisnin mbi njëri tjetrin në 30 të tilla dhe po vijojmë dhe me të tjerë”, tha Karçanaj.

SHKARKO APP