Drejtori i Magjistraturës, Sokol Sadushi: Gjykata Kushtetuese, jashtë funksionit

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, deklaron se me shkarkimin e Fatos Lulos, Gjykata Kushtetuese del jashtë funksionit.

Duke folur për TemA TV, juristi Sadushi bën apel që anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të kalojë sa më parë në veting dhe më pas të zgjidhen kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Tek mungesa e vetingut për këshillin, juristi Sadushi sheh pengesën kryesore për zgjidhjen e kolapsit në Kushtetuese.

Pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo pasi nuk justifikoi pasurinë dhe u bë objekt i vetingut, ish gjyqtari i kushtetueses dhe aktualisht drejtori i shkollës së magjistraturës Sokol Sadushi shprehet se kushtetuesja ka dalë jasht funksionit. Në një intervitë për TemA TV ai shprehet se Gjykata Kushtetuese nuk mund të kryejë asnjë funksion me 5 anëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykata Kushtetuese nuk shkrihet, kjo e bën më emergjente veprimtarinë e organeve të rivlerësimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të kalojë me përparësi anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi me qëllim që ky organ të funksionojë”,- deklaroi Sadushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të plotësuar vakancat duhet që Këshilli i Emerimeve në Drejtësi të rankojë kandidatët sipas meritës. Por në një kohë që anëtarët e KED-së nuk i kanë kaluar vettingut, Sadushi thot se KED nuk mund të ushtrojë detyrën dhe të marrë vendim.

Nuk mundet një organ i ri kushtetues i formatuar ndryshe nga ajo që më parë ka qenë e njohur në Kushtetutë, nuk mundet të ushtrojë veprimtarinë në qoftëse nuk kalon në procesin e Vettingut“, deklaroi Drejtori i Shkollës së Magjistraturës.

Ndërkohë Sadushi i bën thirrje institucioneve të Vettingut që të vetojë me përparësi anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi është e parashikuar në Kushtetutë.

Në nenin 179 pika 11 e Kushtetutës shprehet se anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i kalojnë Vettingut me përparësi.

Ndërsa gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi rregullohet me ligj. Nëse 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do t’i kalonin Vettingut atëherë vakancat në Gjykatën Kushtetuese do të plotësoheshin ndërsa në kushtet aktuale një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?