Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për ngjarjen e Dobraçit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka premtuar rezultate konkrete në lidhje me hetimin për ngjarjen e rëndë me 4 viktima, të ndodhur në Dobraç të Shkodrës.

Proda ka qenë sot në Komisionin e Sigurisë për të folur për buxhetin e Policisë së Shtetit, por është ndalur dhe në masakrën e Dobraçit.

Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë ju them se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur dhe duhet të përballemi”, deklaroi Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?