Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkon sërish në SPAK
Aktualitet Politikë E Martë, 2 Gusht 2022 13:03
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Nano shkon për takime ne Prokurorinë e Posaçme.
Sikurse herën e parë, edhe sot, nuk ka të dhëna se për çfarë temash dhe dosjesh është biseduar nga ana e kreut të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

