Drejtori i Policisë, Proda pret në takim holomogun nga Britania: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në takim kortezie Adam Ball, Drejtues i Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore britanike, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Ball vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në këtë drejtim dhe falënderoi Prodën, për bashkëpunimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit, përfshirë trajnimin e disa oficerëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus hetimin e krimeve kompjuterike dhe digjitale.

Gjatë takimit, Proda theksoi se Policia e Shtetit e konsideron prioritet bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe se modeli i suksesshëm i bashkëpunimit mes policive kufitare duhet të shtrihet edhe më tej. Ball e ftoi zyrtarisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional. Në fund të takimit, Proda dhe Ball vlerësuan punën e shkëlqyer të oficerëve të kontaktit në policitë respektive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?