Drejtori i Policisë së Shtetit mbledh strukturat drejtuese të 12 drejtorive vendore në qarqe, zbulohen porositë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mblodhi në një takim strukturat drejtuese të 12 drejtorive vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.
Porosia e Rrumbullakut ishte se duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre, si dhe për të parandaluar e zbuluar ngjarjet kriminale.
Gjithashtu, kryepolici kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.