Drejtori i Tatimeve në Dibër, kandidati i PS-së për Kryetar Bashkie?

Partia Socialiste ende nuk e ka pohuar zyrtarisht kandidatin për zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër. Kandidati i përfolur është Dionis Ymeraj, i cili aktualisht mban detyrën si Drejtor i Tatimeve në Bashkinë  e Peshkopisë.

Ymeraj nuk është një figurë kombëtare por ai njihet si një njeri me reputacion në zonën e Dibrës.  

Burime nga PS-ja thanë se kandidati i aleancës së majtë për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës do të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme. Selia rozë thekson se është në proces konsultimi të fundit me strukturat në Dibër, por edhe me aleatët e saj për emrin që do të vendosin përballë Sherefedin Shehut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani sipas PS-së, janë disa kandidatura të mundshme për kryetar bashkie, mes tyre edhe Drejtori i Tatimeve të Qarkut të Dibrës Dionis Ymeri. Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen për shkak të shkarkimit të Shukri Xhelili pas skandalit seksual pak muaj më parë, ku ish-kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 21 vjeçe për ta punësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shukri Xhelili e ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, ndërsa aktualisht ish-kryebashkiaku ndodhet në burg.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?