Drejtoria e Kufirit Korçë: Pika kufitare e Kapshticës e mbyllur nga sot deri më 4 dhjetor
Një ditë pas njoftimit se pika kufitare në Kapshticë do të mbyllej, rradhë të gjata janë krijuar nga kamionë të shumtë mëngjesin e kësaj të premte (20 nëntor).
Kamionistët ankohen se nuk ishin lajmëruar se ata nuk do të lejoheshin të kalonin. Ata tregojnë se më parë janë lejuar të punojnë gjithmonë në çdo kohë.
Drejtoria e kufirit në Korçë ka njoftuar se nga pika kufitare e Kapshticës nuk do të lejohet as kalimi i kamionëve.
Autoritetet greke kanë njoftuar se pika kufitare e kalimit do të qëndrojë e mbyllur të paktën deri më datë 4 dhjetor.
Aty nuk do të lejohet kalimi i asnjë lloj automjeti për asnjë arsye. Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë do të ketë prezencë të shtuar të policisë për të vëzhguar situatën.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë udhëtimet drejt kësaj pike kalimi.
Mëngjesin e sotëm u krijuan radhë të gjata kamionësh në këtë pikë kufitare. Drejtuesit e mjeteve deklaruan se nuk ishin njoftuar më parë për mbylljen e kufirit për kamionët e mallrave pasi më parë ata janë lejuar.
Njoftimi
Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Policia Kufitare e Kapshticës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.
Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.